Si ta njoh dhunën në familje?
Nëse vini re shenja të dhunës verbale ose fizike midis partnerëve në hapësira publike – duke filluar nga fyerjet, poshtërimi e deri të dhuna fizike – mos injoroni, por veproni në mënyrë paqësore. Nëse jeni dëshmitar i një konflikti të tillë, mund të ndërhyni për të qetësuar situatën, por gjithmonë duke mos rrezikuar sigurinë tuaj.
Nëse mendoni se dikush është i kërcënuar nga dhuna e menjëhershme, mos hezitonini të telefononi menjëherë policinë në numrin 110. Përshkruani vëzhgimet ose shqetësimet tuaja dhe jepni adresën e saktë.
Në rastin e konflikteve të fshehura që desklalojne, mund të flisni, për shembull, me fqinjën tuaj. Gjithmonë respektoni kufijtë dhe vullnetin e përsonit të prekur nga dhuna. Edhe si fqinj, mund të informoni policinë për një konflikt të përshkallëzuar dhe të raportoni rastin e “dhunës në familje” me anë të një telefonate.
Shenjat e dhunës në familje
- Shenjat e dhunës në familje në rrethin e afërt social janë:
Personi… - duket kohët e fundit i tërhequr, i shpërqendruar, i dëshpëruar, i mbyllur, i pasigurt, nervoz, i frikësuar ose i irrituar.
- nuk ka më kohë për t’u takuar me të afërmit, miqtë, kolegët ose për të marrë pjesë në takime online dhe jep shpjegime të ndryshme ose i harron e i shtyn vazhdimisht takimet.
- duhet gjithmonë të konsultohet më parë me partnerin ose partneri refuzon ta lërë vetëm, e kontrollon atë.
- gjithmonë u jep përparësi dëshirave të partnerit/partneres dhe i nënshtrohet mendimit të tij/saj.
- është vazhdimisht i/e lodhur, ka shqetësime të ndryshme (të papërcaktuara) fizike ose përdor gjithnjë e më shumë substanca të dëmshme.