Dhuna në Familje – Çfarë është ajo?
Dhuna në familje ndodh gjithmonë kur brenda një bashkësie familjare ushtrohet dhunë. Kjo quhet dhunë në familje edhe nëse bashkësia familjare është në proces ndarjeje ose tashmë ka ndodhur ndarja mes çiftit. Nuk është e nevojshme që dhuna të ndodhë brenda shtëpisë së përbashkët.
Dhuna në familje është veçanërisht e rëndë, si fizikisht ashtu edhe emocionalisht, sepse ndodh në një vend që shoqërisht konsiderohet si vend mbrojtjeje dhe sigurie – shtëpia – dhe ushtrohet nga një përson i rritur me të cilin ekziston një marrëdhënie besimi. Ajo mund të manifestohet në një ose më shumë forma të veprimeve të dhunshme, të cilat përdoren njëkohësisht ose njëra pas tjetrës nga përsoni dhunues.
Kuptimi i dhunës në familje ndryshon në varësi të kontekstit. Nga ana ligjore, ekziston një përkufizim i ngushtë që kryesisht rregullohet nga Kodi Penal dhe Ligji për Mbrojtjen nga Dhuna. Përveç kësaj, ekziston një kuptim psikosocial i dhunës në familje, i cili është më gjithëpërfshirës. Në vazhdim në mbështetemi në këtë kuptim më të gjerë të dhunës në familje.
Dhunimet ndahen në format e mëposhtme: dhuna psikologjike, dhuna fizike, dhuna e seksuale, dhuna ekonomike, dhuna sociale, dhuna digjitale, përndjekja (Stalking).
Aktualisht, mbrojtja ligjore përfshin dhunën fizike, dhunën e seksualizuar, dhunën psikologjike dhe përndjekjen.