Rrugët nga dhuna

Mbrojtja nga kërcënimi: Shtëpitë e grave

Nëse jeni të kërcënuara dhe keni frikë nga veprime të mëtejshme të dhunës, mund të shkoni në një shtëpi për gra. Këto strehimore ofrojnë siguri dhe mbrojtje për gratë dhe fëmijët e tyre në situata kërcënuese akute. Adresa e këtyre strehimoreve është anonime. Ato janë të hapura 24 orë në ditë, dhe mund të gjeni strehim edhe gjatë natës. Ju (dhe fëmijët tuaj) do të jetoni së bashku me gra dhe fëmijë të tjerë. Çdo familje ka hapësirën e saj dhe kujdeset vetë për nevojat e saj. Punonjëset e shtëpisë së grave ju mbështesin, ju shoqërojnë dhe ju këshillojnë në rrugën tuaj për t’u larguar nga dhuna dhe diskutojnë me ju mundësitë për të ardhmen. Vendimet i merrni ju vetë. Kohëzgjatja e qëndrimit në një shtëpi për gra ndryshon dhe varet nga situata individuale.

Shtepine e Grave Frauenhaus der AWO, Kreisverband Bielefeld e. V mund ta kontaktoni në numrin e telefonit: 0521 521636.

Shtepine Autonome Frauenhaus des Vereins Frauen helfen Frauen e. V. në Bielefeld mund ta kontaktoni në numrin e telefonit: 0521 177376.

Ky është nje “Exit-Button.” Funkcionon njejtë si nje dalje urgjente. Kliko ketu nese duhet ta mbylleni faqen shpejte. Pastaj hapet faqja e Google. Mund të klikoni në Exit Button nese dikush hin në dhome. Personi nuk mund ta shef, qe ju po informoheni në faqen tone.

Kujdes: Nese shtypni Buttonin prapa (“Zurück-Pfeil“) lart, shfaqet prqap faqja jone për dhunen në Familje.