Merrni parasysh sigurin tuaj
Në një marrëdhënie dhune, siguria juaj e jashtme është e rrezikuar. Përveç policisë, mbështetja nga rrethi juaj shoqëror – veçanërisht në situata akutë – ka një rol të rëndësishëm. Mund të bëni marrëveshje me fqinjët ose miqtë për situata emergjente. Ata mund të thërrasin policinë për ju duke përdorur fjalën “Dhuna në familje”. Ruani numrat e rëndësishëm të telefonit në një vend të lehtë për t’u gjetur, por të fshehur mirë. Më poshtë do të gjeni një formular. Ai është për të krijuar një plan sigurie përsonal për emergjencat. Mund të jetë e dobishme ta diskutoni këtë plan me një përson të besuar ose një këshilltare. Është e rëndësishme ta ruani atë në një vend ku përsoni që mund t’ju rrezikojë nuk mund ta gjejë dhe ta shikojë.