Dokumentimi – por si?
Nëse keni pësuar dëmtime fizike, ato duhet të trajtohen menjëherë nga një mjek. Kërkoni ndihmë në një praktikë mjekësore të besuar ose në repartin e urgjencës të një spitali dhe lejoni që aty të dokumentohen pasojat e dëmtimeve. Njoftoni mjekun për të gjitha aktet e dhunës që ju janë bërë, vetëm kështu mund të dokumentohen të gjitha pasojat e dëmtimeve. Tregoni për dhembjet. Disa dëmtime mund të duken ose të ndihen vetëm më vonë. Mos hezitoni të kontaktoni përsëri praktikën mjekësore ose urgjencën e spitalit dhe të kërkoni që pasojat e dëmtimeve të dokumentohen dhe të trajtohen. Është mirë gjithashtu që dëmtimet të fotografohen. Mjekët dhe mjeket janë të detyruar të ruajnë konfidencialitetin. Të gjitha informacionet mbeten në kartelën tuaj mjekësore. Pa miratimin tuaj, askush nuk mund të informohet.
Ruani rrobat e grisura ose të ndotura ose shtresat e shtratit në një qese letre ose çantë prej materiali (jo qese plastike, mos i paketoni hermetikisht) në një vend të sigurt. Nëse nuk ka një vend të sigurt për to në shtëpinë tuaj, mund t’i depozitoni ato tek një përson i besuar. Gjithashtu, duhet të ruhen dokumentë të tjera si foto, regjistrime në përgjigjësin telefonik, email-e, SMS, mesazhe WhatsApp, mesazhe zanore dhe video, dokumentë që janë prova të qëllimeve dhunuese. Në përgjithësi, është e dobishme të dokumentoni çdo gjë në mënyrë të detajuar dhe të shkruani gjithçka që ju është bërë. Dokumentoni sa më hollësisht, për shembull në rast dhune psikologjike dhe ngacmimi. Shkruani në një protokoll kujtese: Kush ishtë dhunuesi? Çfarë ndodhi? Si ju u bë dhuna? Çfarë u tha gjatë kësaj?
Kur dhe ku ndodhi?
Një dokumentim i saktë dhe i detajuar pas dhunës është i rëndësishëm si provë, nëse doni të bëni një kallëzim tani ose në një moment të mëvonshëm, ose nëse dëshironi të divorcoheni për shkak të dhunës në familje.
Ne rast të dhunes sexuale munden të informoheni përmes faqes Frauennotrufs Bielefeld e.V. për të mledhur fakte.