Rrugët nga dhuna

Çfarë mundësish ndihme ekzistojnë?

Për përsonat e prekur, mund të jetë veçanërisht e vështirë të kërkojnë dhe të pranojnë ndihmë për shkak të frikës, turpit ose ndjenjës së fajit. Miqtë, fqinjët dhe kolegët duhet të tregojnë solidaritet dhe të sinjalizojnë mbështetje.
Ka shumë mënyra për të ndihmuar të prekurit. Është e rëndësishme të pyesni veten: Çfarë lloj ndihme mund të ofroj? Për shembull:

  • Vendosja e kontaktit: Mos ndërmerrni asgjë pa pëlqimin dhe kundër vullnetit të përsonit të prekur – edhe nëse është e vështirë për ju. Përjashtimi i vetëm: një kërcënim ose rrezik i menjëhershëm për përsonin dhe familjen e tij/saj.
  • Informimi mbi mundësitë e ndihmës në zonën tuaj: Policia, qendrat e këshillimit për gratë, strehimoret për gratë; mundësisht, ofroni mbështetje duke e shoqëruar përsonin në njërën nga këto organizata.
  • Dhurimi i informacionit mbi ndihmën mjekësore dhe mundësinë e dokumentimit të lëndimeve, të cilat mund të shërbejnë si prova në rast të një padie penale.
  • Ofrimi i informacionit të parë ligjor ose informimi i përsonit mbi planin e sigurisë
  • Qëndrimi si përson kontakti, edhe nëse përsoni i prekur nuk largohet nga marrëdhënia

E rëndësishme! Në çdo rast vlen: Edhe nëse veproni me qëllimin më të mirë, kjo nuk duhet të ndodhë kurrë pa pëlqimin e përsonit të prekur ose duke marrë vendime në vend të tij/saj. Respektoni dëshirat dhe nevojat e përsonit të prekur dhe mos veproni në mënyrë të pavarur apo pa e diskutuar më parë. Përjashtim bën vetëm rasti kur ka një rrezik të menjëhershëm – atëherë policia duhet të ndërhyjë.

Për mbështetje, mund të kontaktoni edhe Qendren për Mbrojtjen e Grave ndaj dhunes në Familje.

Ky është nje “Exit-Button.” Funkcionon njejtë si nje dalje urgjente. Kliko ketu nese duhet ta mbylleni faqen shpejte. Pastaj hapet faqja e Google. Mund të klikoni në Exit Button nese dikush hin në dhome. Personi nuk mund ta shef, qe ju po informoheni në faqen tone.

Kujdes: Nese shtypni Buttonin prapa (“Zurück-Pfeil“) lart, shfaqet prqap faqja jone për dhunen në Familje.