Pasojat e dhunës në familje
Dhuna në familje ndikon në mënyra të ndryshme tek personi i prekur, në varësi të faktorëve mbrojtës dhe atyre të rrezikut. Shkalla e pasojave shëndetësore dhe socio-ekonomike të dhunës në familje, si dhe ndikimet ndërgjeneratave, varet nga shumë kushte (p.sh. gjinia, koha e përjetimit të parë të dhunës). Hulumtimet mbi traumën tregojnë gjithnjë e më shumë se mbështetja sociale dhe integrimi ndërpersonale (në krahasim me izolimin) i të prekurve janë faktorë të rëndësishëm që ndikojnë në përpunimin e përjetimeve të dhimbshme.
Po ashtu, mundësia për të ndarë përjetimet dhe njohja e përjetuar nga rrethi i ngushtë dhe shoqëria si viktimë e dhunës janë thelbësore. Këto ndikojnë në mënyrë të rëndësishme edhe në kontekstin e dhunës në familje mbi ashpërsinë e pasojave.
Pasojat shëndetësore të dhunës në familje shpesh nuk vërehen dhe nuk lidhen me dhunën. Edhe kur dhuna nuk është më akute, shumë të prekur vuajnë për një kohë të gjatë nga pasojat. Kjo shpesh shoqërohet me vështirësi në fushat personale, familjare, sociale, edukative, profesionale ose në fusha të tjera të rëndësishme të jetës.