Thirrni Policinë
Nese po përjeton dhune apo po ndihesh e kercenuar, therrisni policine (Nr.110) dhe tregoni se ku ndodheni, përshkruani shkurtimisht çfarë ju ka ndodhur ose thjesht përmendni fjalen „Häusliche Gewalt “. Policia është aty qe në këso Situata të ju mbroje.
Shkoni (me femijet) në nje vend të sigurt. Mire është të shkoni në Banjo dhe ta mbyllni deren me celes, sidomos nese Banjo ka dritare dhe ju në rastë të rrezikut të menjëhershëm, duhet të thërrisni menjëherë „Ndihme! Therrisni Policine “. Nese e keni ndjesinse nuk ju besojn, nmundeni me bertit Flake. Merreni gjithsesi mobilin me vete, qe të keni mundesi qe të kerkoni ndihme.
A jeni të pasigurt nese ajo qe po përjetoni mund të quhet dhune? Mos hezito! Lajmerohuni tek qendra e grave: 0521 121597. Ne gjejm kohe për ju dhe ju informojm në gjuhen Frëngjisht, Shqip, Anglisht, Rrusisht si dhe Polonisht!
Jashtë orarit tone të punes keni mundesi të therrisni 24 ore në numrin e telefonit 0800 116 016. Ketu keni mundesine në gjuhe të ndryshme të kerkoni ndihme dhe të merrni Informacionet e duhura.
Ne Polici
Kur policia është aty, tregoni policit/policës se çfarë ka ndodhur dhe nga frigoheni. Gjithashtu raportoni aktet e mëparshme të dhunës. Policia duhet t’ju marrë në pyetje ju dhe përsonin e dhunshëm veçmas për të siguruar prova dhe për të bërë fotografi në vendin e ngjarjes.
Policia mund ta dëbojë përsonin e dhunshëm nga shtëpia për 10 ditë ose ta marrë në paraburgim. Ata mund të aplikojnë për masa të mëtejshme mbrojtëse në gjykatën e rrethit brenda 10 ditëve. Këtu mund të mësoni më shumë rreth opsioneve ligjore.
Në fund të opëracionit policor, polici/policise duhet t’ju japë të gjitha letrat e rëndësishme. Këto mund të jenë prova të rëndësishme kur aplikoni për urdhra mbrojtës në gjykatë dhe zakonisht përmbajnë një numër dosjeje për hetime.Me këtë qasje mund të bëhet një ndarje më e saktë gjatë paraqitjes së kërkesës, qoftë përmes një avokati/avokateje ose vetë në gjykatën kompetente. Policia duhet t’ju pyesë gjithashtu nëse të dhënat tuaja përsonale mund të përcillen të Qendra e Ndërhyrjes për Dhunën në Familje. Kjo qendër është një organizatë jo-qeveritare e krijuar për t’ju mbështetur gjatë një përiudhe të kufizuar kohe pas ndërhyrjes së policisë, duke ju ndihmuar të merrni vendime se si të veproni më tej. Gjithashtu, polici duhet t’ju pyesë nëse të dhënat tuaja përsonale mund të dërgohen të Qendra e Ndërhyrjes. Ajo zakonisht ju kontakton me telefon, nëse keni dhënë pëlqimin tuaj për të dhënat tuaja.
Pas ndërhyrjes së policisë: Dokumentimi i lëndimeve
Nese keni pësuar lëndime fizike (trupore), dokumentoni ato në nje Spital. Informoni mjekun/mjeken për të gjitha lendimet fizike, kjo është mënyra e vetme për të dokumentuar të gjitha pasojat e lëndimit. Ruani rrobat e grisura ose të ndotura në një qese letre ose në një cantë në një vend të sigurt. Ato mund të jenë të rëndësishme si prova. Gjithashtu, mund të bëni fotografi të lëndimeve në disa ditë radhazi, mundësisht me ndihmën e një përsoni të besuar, pasi mavijosjet/hematomat shpesh shfaqen më qartë pas disa ditësh.
Tek fëmijët
Në rastet e dhunës në familje, policia duhet të dërgojë gjithmonë një faks në qytetin e Bielefeldit. Nëse fëmijët janë të prekur sepse jetojnë në të njëjtën familje, kanë qenë dëshmitarë të drejtpërdrejtë të dhunës ose vetë viktima, atëherë faksi duhet t’i dërgohet edhe Zyrës për Çështjet e Rinisë.
Kjo zyrë e konsideron dhunën në familje si një rrezik të mundshëm për mirëqenien e fëmijëve dhe për këtë arsye do të kontaktojë me Prindërit ose me prindin tek i cili jetojnë fëmijët. Zakonisht, pas kësaj, bëhet të paktën një vizitë nga punonjësit socialë të zyrës për të kontrolluar mirëqenien e fëmijëve. Në kuadër të këtij kontakti, Zyra për Çështjet e Rinisë ofron gjithashtu ndihmë për fëmijët përmes qendrave të këshillimit prindëror.